Ish-shefi i shërbimit sekret zbulon pse u bë Ruçi kryetar Parlamenti

Ish-shefi i shërbimit sekret zbulon pse u bë Ruçi kryetar Parlamenti

854
0
Shares

Ish-shefi i shërbimit sekret në Shqipëri në vitet 1997-2002, Fatos Klosi tregon se pse Kryeministri Rama zgjodhi si kryetar kuvendi Gramoz Rucin. Sipas tij zgjedhja e tij lidhet me profilin e ashpër të Rucit dhe me premtimin  tij të mundshëm se do të ndalë një deputet të opozitës të marrë fjalën shpesh në Parlamenti, shkruan gazeta “sot”. Po për cilin deputet bëhet fjalë?

 

Pyetje: Pas 6 vitesh, Lulzim Basha rikthehet në Parlament. A mendoni se Sali Berisha do të tërhiqet nga protagonizmi apo do të vijojë të tregojë se është ai drejtuesi i PD?

 

Përgjigje: Pikërisht për këtë u zgjodh Gramozi kryetar Kuvendi, për të mos lënë Berishën të jetë protagonist. Nuk përsëritet më ajo mundësi që i dha Ilir Meta Berishës për të folur sa herë të donte. Gramozi është i fortë për të mbajtur rregull dhe ka autoritet. Seancat e legjislaturës së kaluar më shumë ishin seanca gallatë sesa seanca pune. Kështu që Berisha ta harrojë atë kënaqësi kur dilte të fliste në foltoren e Kuvendit, pa kërkuar fare leje për fjalën. Berisha kur fliste në seanca nuk fliste për partinë, ai jepte opinione personale me batuta, me tallje. Tani janë katër vjet më vonë dhe nuk mund të përsëritet më ajo situatë. Tani duket se Berisha i kanë rënë pak puplat…! Dhe unë jam i sigurt se Berishën nuk e lejon më njeri të flasë sa herë të dojë. Gramozi ka eksperiencën dhe autoritetin e nevojshëm për t’i thënë çdo njeriu të mbajë vendin. Nuk do shohim më gjëra të tilla.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY