SKANDAL/ Vajza 18 vite e sëmurë, komisioni i kempit i heq nënës...

SKANDAL/ Vajza 18 vite e sëmurë, komisioni i kempit i heq nënës kujdestarinë

381
0
Shares

Emisioni BOOM në RTV Ora News ka sjellë historinë e dhimshme të një vajzë 18-vjeçare, e cila qysh në lindje vuan nga probleme fizike. Për shkak të pakujdesisë mjekësore Ajana nga Elbasani e ka të dëmtuar shtyllën kurrizore, njëkohësisht ajo ka edhe një brinjë mangët.

Që në moshën 9-mujore ajo i është nënshtruar ndërhyrjeve dhe në 10 vite  Ajana i është nënshtruar 11 operacione në Austri, ndihmë kjo që i është dhënë nga një shoqatë.

18-vjeçarja merr kemp  pasi është klasifikuar në kategorinë e parë. Ajo që i vjen në ndihmë është nëna e saj, e cila thotë për mikrfonin e BOOM se nuk do ta lerë vetëm deri në vdekje, sepse Ajana e ka shumë të nevojshme kujdesin e nënës së saj.

Deri në shkurt të 2017 nënës së Ajanës i jepej kempi, por prej këtij muaji, komisioni i kempit në Elbasan i ka hequr të drejtën e kujdestarisë nënës së Ajanës.

Komisioni i Kempit të Elbasanit e kanë kaluar Ajanën nga kategoria e parë në të dytë, duke i hequr pensionin edhe të ëmës e cila kujdeset për të.  Arsyetimi i mjekëve që i kanë hequr kempin nënës së Ajanës është se vajza shkon në shkollë.

Por sipas dokumentave të mejkëve austriake, Ajana mund të shkojë në shkollë, pasi nuk ka probleme mendore, por vetëm fizike.


Denoncimi

Gazetarja:
 Zonja Zyrah kur u njohet me problemet shëndetësore që ka vajza juaj sot.

Denoncuesja:
 Po të thuash që në lindje sa kam dalë nga salla e lindjes më kanë thënë mjekët që e ke lindur me probleme vajzën. Mu dha mundësia në një shoqatë e largova vetë vajzën me shoqërues për në Austri, ka qenë 9 muajshe. Vazhduan pastaj ndërhyrjet, në fillim ka pasur korse dhe allçi. Kur e kemi nisur në fillim na thanë që është një dëmtim në brinjë, ajo ka dëmtime edhe te pjesa e legenit dhe pjesa e brinjve. Duhet ti ve vetes forcë, skam çfarë të bëj.

Gazetarja: Ju si nënë keni marrë kujdestari për vajzën?

Denoncuesja:
 Po kam marrë deri në 2017. Në muajin shkurt u fshi, i rinovova dokumentat por nuk e mora.

Gazetarja:
 Po pse tu fshi?

Denoncuesja:
 Nga shkalla e parë hyri tek e dyta.

Gazetarja:
 Edhe pse vajza është në shkollë ju si nënë i shërbeni?

Denoncuesja:
 Deri në varr….

Gazetarja:
 Sa ndërhyrje kirurgjikale ka bërë vajza juaj?

Denoncuesja:
 Vjaza ime ka bërë 11 ndërhyrje, mund të jenë edhe më shumë, por kaq kam regjistruar në tru.

Gazetarja:
 Çfarë shërbimesh i bëni vajzës?

Denoncuesja: Mund të lahet vetë, por pjesën e shtyllës nuk e  lan. I bëj shërbim për çdo gjë. Nuk mund të largohem asnjë çaste. Nuk e mbaj mend të jem larguar dhe ajo më kërkon mua, sepse ka pasur edhe dhimbje, që mua më ka trembur.

Intervista me Ajanën

Ajana:
 Kam marrë vesh nga të dhënat e prindërve që unë jam e dëmtuar në shtyllën kurrizore, në legen dhe në pjesën e brinjës, që kam një brinjë mangët. Marr vesh edhe nga rezultatet e dokumenteve që kam këtu që unë jam e dëmtuar të shkallës së rëndë, të paktën ma kanë thënë edhe mjekët austriakë, nuk është se e thonë vetëm dokumentet, ti je e shkallës së rëndë dhe nga kempi që unë përfitoj dhe paga që jepet aty nuk është për atë diagnozë që mua më është dhënë nga mjekët austriakë. Që marr vetëm 100 mijë lekë të vjetra. Kjo bëhet vetëm se unë shkoj në shkollë dhe nga dokumentet që tregohen aty unë nuk jam person me probleme mendore, që nuk duhet të shkoj në shkollë. Nga skaneri që kam bërë në Vienë që i kam treguar thotë se nga ana e mendjes është krejtësisht normale, vetëm se ka dëmtim fizik, normal nga mjekët shqiptar, e përcaktoj këtë.

Gazetarja:
 Mjeku, mami nuk i jep kujdestari për ty? Me cfarë argumenti nuk ia jep?

Ajana:
 Po pra me këtë argument. Se vajza shkon në shkollë. I kemi thënë: ‘Urdhëro dokumentat. Ato tregojnë gjithcka.’ Normal nuk janë as të falsifikuara, asgjë, janë thjesht të lëshuara nga doktori austriak. Edhe thotë që vajza është në shkollë e i kemi thënë urdhëro dokumentat. ‘S’ka nevojë të shoh dokumentat, shoh fizikun.’

Gazetarja:
 Ti ke nevojë për asistencën e mamit tënd? Për ndihmën që atë të jep?

Ajana:
 Kam nevojë sepse pothuajse shumicën e shërbimeve vetjake unë nuk e kryej dot. Psh edhe unë dua të ndihem mirë në kapjen e flokëve, që gjë nuk mund ta coj dot dorën të gjithën. Edhe kjo më pengon në veshje.

Gazetarja:
 Të kujtohet cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar gjatë këtyre 11 ndërhyrjeve që ke bërë?

Ajana:
 Ky operacioni i fundit që kam bërë, që është i vitit 2013. Që kam ndejtur 3 javë pa u zgjuar, në koma mund të themi nga ky operacion. Normal që ka qenë një ndër më të vështirat që nuk besoj se do të isha gjallë. Unë kërkoj nga emisioni juaj që këto dokumenta të shqyrtohen, të më vendoset mua një diagnozë fikse dhe dua që nënës time ti kthehet kujdestaria sepse kam nevojë për të. Unë nuk mund të bëj gjithcka.

Intervista me mjekun e Shërbimit Social Shtetëror, Arben Alla

Gazetarja:
 Doktor, cfarë mund të themi për rastin e Ajana Cikos, pasi mamaja e saj nuk përfiton më kujdestari që nga muaji shkurt.

Alla:
 Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësive për Punë, i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan ka vendosur që ti bëjë ndryshimin e grupit, nga grupi i parë në kujdestari në grupin e dytë. Argumenti të con që kemi parë përmirësime.

Gazetarja:  Në fakt ne pamë që nuk rakordonte diagnoza që vajza ka aty me diagnozën që ju keni në kartelë. Duhet të bëhet një verifikim për këtë?

Alla:
 Tani, këto janë probleme që i takojnë mjekëve specialist.

Gazetarja:
 Si mund ta argumentoni këtë heqje kujdestarie?

Alla:
 Marrja e vendimit ka qenë nga ana e anëtarëve të Komisionit, nga mjekët specialistë të Komisionit për rastin e Ajanës.

Gazetarja:
 Në bazë të letrave që unë pashë nga mjekët në Vienë thotë gjendja shëndetësore e Ajanës ka qenë dhe do të jetë kjo. Bëhet fjalë pas operacionit të fundit.

Alla:
 Nuk di të them shumë për gjendjen shëndetësore, se sic e thashë edhe më parë, i takon mjekëve specialistë përkatës.

Gazetarja:
 Në fakt kanë qenë po këto kritere që i kanë dhënë të drejtën dhe vajzës për të marrë kemp, dhe mamasë për të marrë kujdestarinë. Ideja është që vajza nuk ka paaftësi mendore, e ka fizike.

Alla:
 Unë mendoj se kriteri nga janë nisur mjekët specialistë të Komisionit ka qenë gjendja aktuale e vajzës.

Gazetarja:
 Problemi fillon këtu. Kjo ka diagnozë tjetër këtu, dhe tjetër kanë nxjerrë mjekët. Ky është problem më i madh. Kush ju ka thënë juve që e ka hequr doktori?

Ajana:
 Mjeku i ekspertizës.   

Alla:
 I ka thënë doktor Satiri.

Ajana:
 Vinte e takonte babai im e ai i thoshte që unë jam ‘Ok’, nuk e di pse doktor Beni nuk e jep.

Gazetarja:
 Kryetari i Komisionit mund të rrëzonte dhe cdo gjë që thonit ju?

Alla:
 Kishte të drejtë ta shkruante grupi i parë.

Mjeku i SHSSH:
 Me shpirt unë jam me gocat.




Intervista me Kryetarin e Komisionit.

Kryetari:
 Jam i predispozuar edhe sivjet t’ia jap kur i thonë llafit.

Gazetarja:
 Po.

Kryetari:
 Por tani aty qe një Komision, dhe nuk bien unison.

Gazetarja:
 Pjestarët e tjerë të Komisionit, nuk kanë qenë dakort me këtë gjë?

Kryetari:
 Dëgjo, po edhe nuk janë, bëjnë diskutime mbrapa je dakort, s’je dakort?

Gazetarja:
 Ne folëm me doktorin dhe tha që jeni ju personi…

Kryetari:
 Unë jam që e vendos, por nuk e vendos komplet. Të ishte për mu ishte marrë në kuptimin e asaj.

Gazetarja:
 Ashtu na tha edhe doktor Arbeni, të ishte për mua ishte marrë. Ju si Kryetar Komisioni jeni dakort që ta marrë?

Kryetari:
 Unë kam qenë që ta marrë.

Gazetarja:
 Por keni firmosur mos ta marrë?

Kryetari:
 Po mirë pra, se e lamë që do iki në Kemp Epror.

Gazetarja:
 Ka një proble, dosja juaj që keni cuar në Kemp, dhe dosja që janë bërë vizitat në Vienë, janë diagnoza të ndryshme. Ju dosjen në Kemp e keni nisur me një diagnozë më të lehtë, se sa vajza e ka realisht.

Kryetari:
 Ka një diagnozë, është pak e lexueshme.

Gazetarja:
 Që do të thotë?

Kryetari:
 Është një diagnozë shumë e rrallë që nuk e kupton asnjeri. Diagnoza është, askush nuk e kupton ‘Diastemalomi’ nuk e kupton njeri. Është një diagnozë që unë sit ë thuash për ta shqipëruar e kam bërë më shumë atë, se askush nuk e di këtë lloj diagnoze se si përkthehet kjo. Puna është se ky njeri ecën me këmbë, dhe dikush thotë që përderisa ecën…

Gazetarja:
 Është dikush që rri në karrocë, por ai i kreh flokët, kjo vajzë ecën dhe nuk kalon dot mbrapa dotën të krehë flokët.

Kryetari:
 Mirë pra dakort, se po të ishte ashtu, s’ia kisha dhënë unë vitet e tjera fare. Tani ecën shkon në shkollë kjo.

Gazetarja:
 Po nuk ka paaftësi mendore, duhet të shkojë në shkollë.

Kryetari:
 Prit një minutë…

Gazetarja:
 Duke parë që brinjët e këtij fëmije mbahen vetëm me vida?

Kryetari:
 Nuk e kam diskutuar asnjë vit unë atë, po marshallah kjo ecën në këmbë, edhe kur ecën në këmbë nuk do t’ia dijë tjetër njeri, ecën vetë.

Gazetarja:
 Unë jam e kënaqur për një gjë, që ju të gjithë doktorët jeni shumë dashamirës ndaj vajzës, por të gjithë keni vendosur për jo.

Kryetari:
 Eh, tashi…







Intervista me Ajanën

Motra e Ajanës:
 Atëherë unë i drejtohem Kempit Epror të Tiranës që ta shqyrtojë me seriozitet këtë dosje dhe të japë një përgjigje që vërtetë të jetë një zgjidhje përfundimtare për në si rast dhe të mos kemi më sorollatje.

Ajana:
 Gjithashtu, edhe unë kërkoj që cështja e nënës sime të zgjidhet. Ti kthehet kujdestaria nënës time dhe të vendoset shuma që është fikse për diagnozën që unë kam në dokumenta këtu, dhe jo shuma që është vendosur nga dokumentat që ka mjeku i Ekspertizës apo edhe komisionerët e tjerë. Pra kërkoj vetëm këto dy gjëra, nuk besoj se janë të vështira edhe pse vetë mjeku tha që kjo diagnozë është shumë e rrallë dhe për ta thjeshtësuar më pak, e ka thënë në këtë mënyrë. Por besoj se diagnoza nuk mund të ndryshohet, mund të thuhet ashtu sic është sepse nëse ti ndryshon diagnozën, i bie i ke ndryshuar të gjithë.

Gazetarja:
 Ti kërkon që?

Ajana:
 Të vendoset shuma fikse e dokumentave që kam këtu, dhe diagnoza që kam unë këtu nga dokumenta të Vienës, jo të Shqipërisë sic mund ta mendojnë shumica këtu. OraNews.TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY