Salianji flet për debatin me Berishën: 2 pistat e votës së opozitës...

Salianji flet për debatin me Berishën: 2 pistat e votës së opozitës për Ruçin

213
0
Shares

Sekretari për aksionin qytetar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti, dhe debatet që shkaktoi brenda PD-së rrjedhja e votave. Deputeti tha se demokratët ishin në dy linja për rrjedhjen e votave, atë të manipulimit apo blerjes së votës.

 

“Në mbledhjen e grupit parlamentar pati shprehje e pakënaqësisë për votimin e djeshëm. Ka pasur dy mbledhje, në të cilën u diskutua për qëndrimet e PD në seancën e nesërme parlamentare. Shqetësimi i anëatërve të grupit parlamentar të PD është manipulimi apo blerja e votës,” tha Salianji.

 

Ai mohoi që gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike ditën e sotme të ketë pasur debate, por tha se secili anëtar i grupit parlamentar dha mendimin e tij në lidhje me situatën.

 

“Diskutimet nuk janë të vërteta, por secili nga deputetët ka pasur mendimin personal. Sot ka pasur një qëndrim të të gjithë grupit parlamentar të PD. Sot u mbajtën qëndrimet e plota. PD dënon me ashpërsi atë që ndodhi dje. Erdhi prej manipulimit apo blerjes së votës kjo mbetet për t’u parë. Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të PD. Nëse dikush ka tradhtuar shpirtin e vet, PD do e shohë me prioritet absolut duke marrë masa. Unë mbajta qëndrimin tim direkt dje për manipulim, por qëndrimi i PD sot është më i detajuar duke shtuar dhe mundësinë se mund të jetë blerë vota,” u shpreh ai për neës 24.

 

Salianji shtoi se kjo ishte një lojë e pisët e kryeministrit Edi Rama, që kërkon të shmangë vëmendjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi.

 

“Është një lojë nga ana e mazhorancës, lojë e pisët e Ramës që kërkon të shmangë vëmendjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar parlamenti. Është shmangur nga vëmendja dhe mungesa e zyrtarëve të huaj,” tha Salianji.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY