Javen e fundit, me qellim ose nga padija, mediat kane perhapur lajmin se kontrata me Bankers Petroleum eshte firmosur gjate qeverisjes se PD, komenton Berisha.
“Lidhur me kete lajm deklaroj me pergjegjesi te plote sa vijon:
1- Kontrata me kompanine Bankers Petroleum eshte firmosur ne vitin 2003 nga qeveria socialiste dhe ne vitin 2005 kompania Bankers kishte filluar prodhimin!
2- Kontrata e firmosur nga qeveria socialiste me kete kompani, ne kundershtim me rregullat kombetare dhe nderkombetare nuk parashikonte detyrimin e kompanise per te paguar rente shtetit shqiptar.
Qeveria e PD vendosi ne kontrate detyrimin e kompanise per te paguar renten prej 10%, nje perqindje e te ciles me ligj i lihej komunitetit.
Çdo variant tjeter eshte trillim i mirefillte qe synon ne nje menyre ose nje tjeter te krijoje konfuzion dhe lehtesoje pergjegjesine e pergjegjesve te vertet te situates se banoreve te Zharreses dhe mashtrimin e tyre te paskrupullt nga qeveria aktuale.
Keto ishin per te gjithe ata qe me qellim trillojne per kontraten me Bankers”, shkruan Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/