Në foto, Spahiu në momentin e goditjes
Flamur Pirraci personi i cili qëlloi me grusht kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka treguar para kamerave televizive arsyen e goditjes.
Ai thotë se e ka ofenduar. “Më ofendoi”, ka thënë Pirraci. Por ajo që bën përshtypje është fakti se policët e tërheqin atë drejt kamerave dhe pasi afrohen e pyesin për arsyen pse goditi kreun e AK-së.
Nuk ndodh asnjëherë që ndonjë person i kapur në krim të sillet para kamerave nga policët e thjeshtë dhe të merret në pyetje.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur. Spahiu thotë se më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/