Seks pas lindjes, çfarë duhet të dini

Seks pas lindjes, çfarë duhet të dini

337
0
Shares

Lindja për herë të parë është një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi ti bëhesh nënë për herë të parë dhe do të përjetosh një ndjesi të pakrahasueshme.
Por dalëngadalë ti do të rifillosh jetën tënde normale dhe një nga temat për të cilat mbase nuk të ka folur apo paralajmëruar askush më parë është seksi në periudhën e pas lindjes.

Ja cilat janë faktet që duhet të kesh parasysh:
Do të duhen afërisht 6 javë deri sa të mund të kryesh sërish marrëdhënie seksuale pas lindjes
Kjo është periudha e nevojshme për të marrë veten. Por ndodh që mund të të nevojitet edhe më shumë kohë, ashtu siç ka edhe raste kur ti e merr veten më herët.
Nëse ushqen fëmijën me qunësht, gjoksi mund të të rrjedhë edhe nga prekja më e vogël e partnerit
Bëj kujdes gjatë seksit, pasi një prekje më e vogël, mund të shkaktojë rrjedhjen e qumështit, e cila mund të spërkasë jo vetëm partnerin tend, por edhe gjithë krevatin.

Fëmija mund të qajë në çdo moment.
Ju mund të vendosni të kaloni disa momente intime me partnerin, por vogëlushi mund të qajë dhe ai sigurisht është prioriteti kryesor në periudhën e pas lindjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY