Gjashtë persona kanë mbetur të olagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në mezditë, në fshatin Labinot Fushë, ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas te dhenave te para mesohet se nje makina eshte përplasur me nje furgon, duke shkaktuar 6 te lenduar. Mjeti me targa MM 457 KM drejtuar nga shtetasi P.H., 37 vjec banues ne Tirane, eshte perplasur me mjetin tip furgon me targa El 4043 C drejtuar nga shtetasi N.B., 65 vjec banues ne Poliso. Si pasoje jane derguar ne spitalin Kirurgjik Elbasan dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjeret e furgonit shtetasit ; D.P., 60 vjece, K.P., 69 vjec, V.P., 4 vjec dhe O.P., 9 vjec te cilet ndodhen ne spitalin Kirurgjik Elbasan jashte rrezikut per jeten. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/