THIRRJE/ Të përndjekurit: Protesto sot kundër xhelatëve komunistë ose largohu para se...

THIRRJE/ Të përndjekurit: Protesto sot kundër xhelatëve komunistë ose largohu para se ata të ndërtojnë gardhin me tela me gjemba

385
0
Shares

Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, apelon për protestën e nesërme të saj, si kundërshtim i zgjedhjes së Gramoz Ruçit, kryetar Kuvendi.
Në emër të kësaj shoqate, kryetari Nebil Çika, nëpërmjet një thirrje fton gjithë qytetarët, “Protesto sot kundër xhelatëve komunistë ose largohu para se ata të ndërtojnë gardhin me tela me gjemba”

Thirrje
Nebil Çika

Zonja e zotërinj!
Të përndjekur politikë të diktaturës komuniste!
Qytetar të Shqipërisë që besoni e ende të vlerat e lirisë e demokracisë!
Siç kemi njoftuar ditën e shtunë datë 09 shtator 2017 në orën 18.00 ,Shqota Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon një protestë Kuvendit te Shqipërisë kundër zgjedhjes se kreut të ri të Kuvendit qe siç është njoftuar nga parti ne pushtet do te jetë ish ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste Gramoz Ruçi si dhe rikthimit ne qeveri të ish anëtarëve të Sigurimit të Shtetit dhe pinjollëve te ish kupolës komuniste në pushtet .
Zonja e zotërinj!
Shqipëria ndodhet përpara një rreziku real të ofruar nga një projekt e skenar makbethian të përgatitur e të ofruar nga Edi Rama rikthimin në krye te shtetit te drejtuesit te organizatës kriminale Sigurimi i Shtetit. Ky skenar nuk është vetëm një fyerje për qindra mijëra viktima të terrorit komunist dhe qytetareve të tjerë shqiptarë të dhunuara në të gjitha format nga diktatura komuniste por një kërcënim real për lirinë demokracinë e shtetin ligjor.
Ktheni pak kokën vetëm 27 vjet me parë dhe kujtoni diktaturën me terror vrasje ,burgje kampe internimi të rrethuar me tela me gjemba , varfëri ekstreme etje për të kuptuar se fare per5fsaojne sot ata qe na zgjidhen e emërohen drejtues të lartë të shtetit .
Diktatura pot troket sërish dhe rikthimi i xhelatëve te saje ne krye të shtetit është shenja e qarte e rikthimit te sajë.
Prandaj ju ftojmë nesër në ora 18.00 para Kuvendit te Shqipërisë për të kundërshtuar me protestën tonë qytetarë rikthimin në pushtet të ish drejtuesve të diktaturës komuniste !
Ne se ke ende dinjitetin e mjaftueshëm njerëzor mos e prano poshtërimin e ofruar nga politik në pushtet ,dil e protesto bashkë me ne kundër komunizmit .
Mos hesht, nesër mund të jetë shumë vonë.
Mos bëni sehir!Protestoni sot kundër rikthimit në pushtet të drejtuesve të diktaturës ose largohuni para se ata të ndërtojnë sërish gardhin me tela me gjemba!

Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY