Rama: Ministria e Jashtme do ketë emër tjetër, ja si dhe pse!

Rama: Ministria e Jashtme do ketë emër tjetër, ja si dhe pse!

123
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ndryshimin e emrit të Ministrisë së Jashtme.
Duke folur në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit ditën e sotme në RTSH 1, Rama tha se ministria e Integrimit dhe ajo e Jashtme do të jenë një.
“Ministria e Integrimit ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë dhe në fazën ku hyjmë puna e saj, pra puna e bërë deri më tani nga kjo ministri duhet shpërndarë në shumë më tepër shpatulla, me shumë më tepër barrë përgjegjësie dhe ministria e Jashtme, e cila do të quhet ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të ketë përgjegjësinë e drejtimit…
Ajo do quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pra do të ketë një detyrë drejtuese politikisht në raport edhe me partnerët dhe koordinuese në raport me të gjithë dikasteret që do të përfshihen në procesin e negociatave”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY