ILIR NIKOLLA/ Jo veç obstruksionizëm, Ramës duhet t’i bëhet Parlamenti Ferr

ILIR NIKOLLA/ Jo veç obstruksionizëm, Ramës duhet t’i bëhet Parlamenti Ferr

125
0
Shares
Ilir Nikolla

Nisja e Legjislaturës parlamentare po shoqërohet me përrallat e zakonshme për konstruktivitetin e opozitës dhe për dorën e shtrirë të bashkëpunimit që paska zgjatur kryeministri. Atmosfera është e mbytur nga thirrjet për përplasje, bllokime e protesta. E vërteta është se gjithçka ia vlen, kur deklarimet politike errësohen nga alarmi ndërkombëtar se Shqipëria është shndërruar ne epiqendrën e tregut evropian të kanabisit e heroinës, si dhe në një shteg të privilegjuar edhe për tranzitin e kokainës. Në teori, leksionet për sjelljen parlamentare bëjnë fjalë për obstruksionizmin, pra zgjatjen e seancave nëpërmjet procedurave, kryesisht amendamenteve e më tej edhe mocioneve, por në legjislaturën e re, procedura nuk mjafton dhe obstruksionizmi si praktikë parlamentare është thuajse jashtë loje.
Kush pyet për procedurën e për propozimet që profesor Spaho mund të bëjë në seancë plenare, kur në krye të Kuvendit është Gramoz Ruçi, hallka gjithmonë e pranishme që lidh diktaturën me tranzicionin tonë të pafund?
Sado i porositur që të sillet si babaxhan, kryetari i ri komunist i Parlamentit do të ketë në bazë të “kompromisit” sjelljen klasore, pra pazarin në dëm të opozicionit dhe interesit publik.
Me emërimin e Ruçit merr fund etydi për obstruksionin dhe në qendër të betejës politike të parlamentarëve të rinj të opozitës do të jetë përdorimi i çfarëdolloj mjeti për të penguar ecjen përpara të sakrilegj-projekteve të kryeministrit Rama.
Riparaqitja e projektit për lejimin e importit të plehrave për shembull është një model se çfarë lejohet në betejën e re parlamentare. Kur helmimi i qytetarëve kërkohet të bëhet me ligj, çfarëdolloj modeli deputeti që kontribuon në pengimin e kësaj praktike është i mirëseardhur.
Përveç plehrave, të tjera koncesione pritet të paraqiten, në funksion të projektit famëkeq të hajdutërisë “1 miliardë euro investime, sipas PPP-ve”. Të gjitha janë hulli që çojnë para tek klientela e kryeministrit dhe ia lënë kopilin në derë taksapaguesit të rrënuar, edhe për 10-20 vitet e ardhshme. Çfarëdolloj sjelljeje që pengon këtë hajdutëri me projekt ia vlen të provohet. S’mund të ketë asnjë kufizim etik, kur bëhet fjalë për të mbajtur gjallë moralin e një shoqërie, që me korruptimin e votës së lirë i ka mbetur si kështjellë e fundit veç rezistenca individuale apo e grupeve të vogla, kundër oligarkisë që forcohet gjithnjë e më shumë.
Në teoritë politike përmendet edhe termi “obstruksionizëm i dhunshëm”, por fjala është veç për bllokimet e kërkuara të seancave plenare, përmes pamundësimit të vazhdimit të tyre me rendin e ditës. Dëmi që Edi Rama dhe çeta e tij planifikon t’i bëjë këto 4 vjet Shqipërisë, së pari duke bllokuar procesin e integrimit, më tej duke rrënuar karakterin laik të shtetit e në fund duke e shpërndarë buxhetin e shtetit sipas feudeve klanore, është një sakrilegj që s’ka mostër në historinë e re parlamentare të Shqipërisë. Grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike, por edhe opozitës së premtuar të LSI-së, i lind nevoja të jetë kreativ dhe të bëjë një opozitë që shkon përtej obstruksionizmit, që e rrënon krejt parajsën parlamentare që Edi Rama ka planifikuar me dirigjimin e Gramoz Ruçit.
Opozitës i duhet t’ia kthejë Edvinit parlamentin në ferr, në mënyrë që ai të ndërrojë shtatë lëkurë, para se të mbërrijë të kalojë një ligj me sjelljen “konstruktive” të parlamentarëve të djathtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY