ALARMI/ Një virus global po përhapet me shpejtësi duke prishur çdo sistem...

ALARMI/ Një virus global po përhapet me shpejtësi duke prishur çdo sistem kompjuterik

183
0
Shares

Ditën e sotme një virus është shpërndarë në mbarë botën, duke prekur organizata të ndryshme. Deri më tashmë janë 74 vende të infektuara, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kinë, Rusi, Spanjë, Itali dhe Tajvan.
Disa ekspertë të cilët po monitorojnë situatën, mbi virusin, kanë deklaruar se është lëshuar nga një grup i njohur si “Shadow Brokers”. Dyshohet se këtë hakera kanë vjedhur pajisjet e hedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA).
Të tjerë studiues kanë zbuluar se behët fjalë për një krimb që përhapet automatikishit midis kompjuterëve dhe rrjeteve. Kompjuterët në mijëra vende janë mbyllur, po kjo nuk e ka ndaluar virusin, duke ndikuar shumë në jetën e njerëzve.
Ndër administratat më të prekura janë spitalet në të cilat dosjet rrezikojnë të jenë fshirë të gjitha, mbi të gjitha shumica e operacioneve janë anuluar dhe njerëzit janë të shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Një firmë kibernetike e sigurisë Kaspersky, ka deklaruar se numri i vendeve të prekura është ende në rritje.
“Ky është një sulm i madh kibernetik, që ndikon në organizata anembanë Evropës në një shkallë që kurrë nuk kam parë më parë”, tha inxhinieri i sigurisë, Kevin Beaumont.
Sipas ekspertëve, në të gjithë botën, ky virus është i një modeli të ri; për këtë arsye po përhapet shumë shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY