Shkodër, nusja serbe me depresion hidhet në pus

Shkodër, nusja serbe me depresion hidhet në pus

275
0
Shares

Një person ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur në pusin e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, në fshatin Gril të Malësisë së Madhe.
Në oborrin e shtëpisë, 65-vjeçarja D. P., lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar që të vetëvritet.
Ajo është hedhur në pusin e ujit por pavarësisht dëmtimeve të marra, vijon të jetë ende në jetë.
Gruaja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY