EMRI/ U kap me heroinë, gjykata franceze jep dënimin për shqiptarin

EMRI/ U kap me heroinë, gjykata franceze jep dënimin për shqiptarin

157
0
Shares

Një shqiptar i cili akuzohet për trafik heroine është dënuar me 2.6 vjet burg. Vendimin e dha gjykata franceze, e cila gjithashtu i ndaloi shqiptarit hyrjen në territorin francez.
22-vjeçari shqiptar, Elsaid Lukaj, pranoi se ka mbajtur në banesën e tij në Rue de Blanzat doza heroine nga datat 1 maj deri në 9 gusht, ditën kur u arrestua.
Hetuesit thanë se policia i kishte sekuestruar shqiptarit 93 gram heroinë dhe 4500 euro. Para trupit gjykues, i shoqëruar edhe nga një përkthyes, Elsaid Lukaj foli shumë pak por sqaroi se kishte punuar i vetëm dhe nuk kishte asnjë bashkëpunëtor.
Ndërsa prokuroria franceze dyshon se shqiptari është vetëm njëri prej anëtarëve të një rrjeti shqiptar droge që vepron në rajonin e Clermontit dhe është shumë aktiv në shitjen e heroinës. Akuza kërkoi 3.6 vite burg, kurse gjykata vendosi si dënim 2.6 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY