EMRI/ Lezhë, qëllon me automatik për qejf, arrestohet 20 vjeçari

EMRI/ Lezhë, qëllon me automatik për qejf, arrestohet 20 vjeçari

144
0
Shares

Një 20 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka qëlluar me automatik ne ajer. Bëhet fjalë pë Erjon Nikollin, 20 vjeç, banues në fshatin Zojs, Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare i riu qëlloi gjashte here me automatik ne ajer per qejf. Policia e Lezhës sekuestroi 1 automatik AK -47 dhe 6 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Policia e Lezhës njoftoi se veprat penale në ngarkim të tij janë:  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY