Durrës, eksploziv në një anije, zbardhet e vërteta mbi nivelin e II...

Durrës, eksploziv në një anije, zbardhet e vërteta mbi nivelin e II të sigurisë detare

133
0
Shares

Forcat e Sigurisë Portuale, Kapiteni iPortit, Policia e Kufirit dhe Migracionit, Dispeçeria e portit, si dhe Zjarrfikësit dhe Ambulanca kanë zhvilluar ditën e djeshme një testim mbi nivelin e II të Sigurisë Detare. Për afro 75 minuta forcat e sigurisë në bashkëpunim të plotë me njera tjetrën dhe duke vlerësuar informacionet e marra, kanë rritur masat e sigurisë dhe kontrollet në hyrje-dalje të njerëzve, si dhe në verifikimin e mjeteve detare dhe të automjeteve. Gjithçka ka nisur pas mesditës, kur Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare ka urdhëruar kalimin në niveline e II të Sigurisë Detare si dhe zbatimin e proçedurave për këtë nivel në Terminalin Lindor. Bllokimi i sinjaleve dixhitale ishte një nga masat e para që morën specialistët. Stimulimi i zbulimit në një anije të një objekti të dyshimtë eksploziv ka sjellë në kalatat e Terminalit polumbarët, patrullat e FSPD dhe mjetin lundrues për inspektim. Më pas është punuar në bashkëpunim me specialistin e Policisë, së bashku me qenin nuhatës të eksplozivëve. Në përfundim situata është rikthyer në nivelin I normal të sigurisë detare. Ky është testimi i radhës dhe sipas drejtuesve të FSPD ushtrimet e ardhshme do të kenë koeficent vështirësie më të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY