Testi i erës së gojës zbulon nëse vuani nga sëmundja fatale

Testi i erës së gojës zbulon nëse vuani nga sëmundja fatale

146
0
Shares

Nga diabeti i tipit 1 janë të prekur pothuajse dy në 1000 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa kjo shifër është në rritje. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se numri i fëmijëve nën moshën nëntë vjet, tek të cilët u diagnostikua ky lloj i diabetit, është rritur me 21 për qind. Ky tip i diabetit mund të diagnostikohet përmes analizave të gjakut, por profesori Gus Hancock nga Universiteti i Oxfordit, thekson se ky testim është mjaft traumatik për fëmijët. Gjithashtu, kjo sëmundje mund të diagnostikohet gabimisht, apo për shkak të simptomave të njëjta (etja, urinimi i shpeshtë, plogështia dhe humbja e peshës), për shkak të të cilave mund të jepet diagnozë e gabuar.Një tjetër studim tregoi se mjekët fillimisht kishin bërë diagnostikim të gabuar për madje 16 për qind të fëmijëve të prekur.Megjithatë, diagnostikimi i vonshëm do të thotë e se diabeti i tipit 1 shpesh do të zbulohet vetëm me shfaqjen e ketoacidozës diabetike. Kjo gjendje shfaqet kur për shkak të mungesës së madhe të insulinës trupi fillon të konsumojnë yndyrë në kërkim të energjisë.Kjo mund të shkaktojë grumbullim të acidit të ketoneve në gjak, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë komë diabetike dhe vdekje.Në studimin e fundit, profesori Hancock dhe kolegët e tij zbuluan se aroma e ëmbël e ketoneve, e ngjashme me acetonin, i cili mund të ndihet në erën e gojës, mund të jetë një tregues i hershëm i depozitimit të ketoneve në gjak. Në këtë përfundim ata erdhën pasi që kishin mbledhur mostra të duhmës së fëmijëve tek të cilët ishte diagnostikuar diabeti i tipit 1. Pastaj e matën nivelin e acetonit dhe ketoneve të tjera në duhmën e fëmijëve dhe i krahasuan ato me nivelet e ketoneve dhe glukozës në gjak, dhe deklaruan se është e mundur që të përdoren matjet e tyre të erës së gojës për t’i vlerësuar nivelet e ketoneve në gjak. Profesori Hancock dhe ekipi i tij tashmë e kanë zhvilluar një prototip të një pajisje të vogël e cila përshtatet në dorë dhe që mund ta masë nivelin e ketoneve në gjak.Aktualisht, po kryhen prova klinike, dhe ekipi shpreson që pajisja fillimisht do të jetë në gjendje t’i testojë të sëmurët me diabet të tipit 1 për të përcaktuar nëse u kërcënohet ketoacidoza diabetike në momentet kur nuk ndihen mirë. Në të ardhmen ata shpresojnë se me të njëjtën pajisje do të mund të caktohen diagnoza të hershme të diabetit të tipit 1 tek fëmijët. /Telegrafi/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY