Avantazhet që ju sjellin konfliktet në punë

Avantazhet që ju sjellin konfliktet në punë

327
0
Shares

Pjesa më e madhe e njerëzve mundohen t’i shmangin konfliktet sepse ato zakonisht krijojnë një gjendje ankthi, nervozizmi dhe pasigurie. Konflikti aktivizon tek shumica prej nesh mekanizmin e vetëmbrijtjes, shpesh herë duke e drejtuar situatën në rrjedha të cilat shumë mirë mund edhe të ishin evituar. Konflikti është një prej shkaktarëve kryesorë që çon në prishjen edhe të marrëdhënieve më të mira. Këto janë disa pohime mëse të vërteta dhe askush nuk i hedh poshtë, por ka edhe një anë tjetër të cilën mbase nuk e njihni në lidhje me siutatat konfliktuale. Disa prej zgjidhjeve më inovative dhe më produktive kanë lindur mbasi ka përfundur një konfikt i caktuar. Mjedisi i punës është një ambient i cili ka gjithmonë nevojë për rritje, ndryshim, zgjidhje dhe përmirësime. Konflikti është pjesë e përditshmërisë sonë në punë. Sa më shumë që të ekspozohemi ndaj tij, aq më të aftë do të jeni për të përballuar situata të tilla duke u bëre edhe njëkohësisht më të suksesshëm.

1. Tregohuni mendjehapur ndaj ideve të reja

Konflikti është çuditërisht i domosdoshëm sidomos si një instrument i cili na çon drejt ideve të reja. Të dëgjosh dikë që mbase nuk ndan të njetin mendim me ty, në shumicën e rasteve mund t’ju ndihmojë që ta kuptoni se e keni gabim apo edhe e kundërta, të bindeni akoma edhe më shumë në atë që mendoni. Konflikti është një mjet shumë i domsodoshëm për gjeneratat e zgjidhjeve të reja dhe që ju bën të fitoni besim dhe të avanconi sa më shumë.

2. Mundësi për t’i dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme

Shumica e njerëzve nuk e arrijnë atë ç’ka duan sepse nuk e dinë se çfarë duan. Konflkti është zëri për të thënë se cilat janë ato gjëra që mund t’ju besdisin më shumë. Konfrontimi gjatë një konflikti do t’ju bëjë që ta përballoni këtë situatë por edhe shumë të tjera, pa frikën më të vogël.

3. Rrit fleksibilitetin

Gjatë një konflikti jo vetëm mësojmë nga të tjerët por edhe në i mësojmë atyre. Mbi të gjitha, ne duhet ta disiplinojmë veten tonë që të mos kemi gjithmonë të drejtë.

4. Bëhemi dëgjues më të mirë

Çelësi pë zgjidhjen sa më të mirë të një konflikti është aftësia për ta dëgjuar deri në fund tjetrin.

5. Na mundëson zgjidhje

Konflikti edhe pse shpesh herë nuk është rruga më e thjeshtë, na çon drejt zgjidheve më të mira të mundshme, sepse si pasoje e konfrontimit të dy ideve të mira, do të fitojë patjetër ajo më e mira.

6. Na ndihmon për të zhvilluar aftësitë tona komunikuese

Komunikimi është një aftësi e cila kërkon një vetëkontroll të lartë, durim dhe mbi të gjitha inteligjencë. Prandaj nëse i keni këto aftësi ne mund ta përballoni me shumë finesë një konflikt të mundshëm dhe në fund të nxirrni prej tij më të mirën.

7. Na ndihmon për të vendosur limite

Një ndër gjërat më të rëndësishme është që njerëzit t’i njohin limitet e tyre. Konflikti është një prej situatave më ideale për të vendosur limite tek vetja jonë dhe për ta kuptuar se kur është momenti i duhur për të bërë një hap mbrapa, duke shmangur në këtë mënyrë edhe degjenerimin e konfliktit.

8. Na ndihmon për të rritur kontrollin mbi emocionet

Gjatë një konflikti ne duhet të përpiqemi që të ruajmë kontrollin e emocioneve tona, duke u përpjekur mbi të gjitha që të ruajmë qetësinë tonë dhe të themi sa më pak fjalë të jetë e mundur, duke bërë që ideja jonë të kuptohet sa më qartë.

9. Na jep mundësinë për t’u diferencuar nga të tjerët

Konflikti është një prej situatave nga e cila gjithkush tregon se sa i aftë është për t’i menaxhuar ato dhe duke mos lejuar që ai të marrë drejtimin e gabuar, duke treguar në fund të fundit kulturën dhe nivelin e tij dhe duke e diferencuar veten nga tjetri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY