Velipojë, mbyllet takimi dy ditor i kryeministrit Rama me ministrat e rinj

Velipojë, mbyllet takimi dy ditor i kryeministrit Rama me ministrat e rinj

91
0
Shares

Është mbyllur sot në mesditë mbledhja informale e kryeministrit Rama me ministrat e qeverisë së re, që u mbajt për dy ditë në Velipojë.
Kryeministri Rama, ministrat e propozuar prej tij për kabinetin e ri, si dhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla, të propozuar për kryetar Kuvendi dhe kryetar grupi parlamentar janë larguar nga kompleksi turistik ku ishin mbledhur që dje paradite.
Pas takimit informal nuk ka pasur deklarata për gazetarët.
Taulant Balla iu përgjigj interesimit të mediave duke thënë se Velipoja do të bëhet një destinacion turistik. Ndërsa ministri Damian Gjiknuri u shpreh në dalje se të gjitha vendimet do të merren në Parlament.
Ndryshe nga takimi i javës së kaluar në Llogara, ku diskutimet u fokusuan më shumë te formati i qeverisë dhe institucionet në ngarkim të çdo dikasteri, mbledhja dy ditore e Velipojës u përqendrua te programi qeverisës, me të cilin Rama do të paraqitet në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY