SKANDAL/ Radarët në Himarë nuk identifikojnë gomonet dhe skafet

SKANDAL/ Radarët në Himarë nuk identifikojnë gomonet dhe skafet

115
0
Shares

Radarët e dislokuar prej 9 vitesh në Himarë nuk arrijnë të identifikojnë në det mjetet lundruese si gomone apo skaf. Prej 3 vitesh në këtë qendër nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike, ç’ka vështirëson edhe më shumë punën e këtyre radarëve.

Edhe pse radarët janë instaluar në vendin prej vitit 2009 dhe ndihmë kryesore për këtë kanë dhënë vendet anëtare të NATO-s, përsëri funksionimi I tyre lë shumë për të dëshiruar.
ABC News ka mësuar, se Qendra Ndërinstitucionale Detare e Radareve që ndodhet në Himarë, prej 3 vitesh nuk ka furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Ky fakt bëhet i ditur nga burime kofidenciale, që thanë se prej kohësh një raport i hollësishëm qëndron edhe në pikën kufitare dhe të migracionit.
Një fakt tjetër interesant është se këta radarë nuk arrijnë të kapin mjetet e vogla lundruese si gomone apo skaf. Të vetmet mjete që mund të identifikojnë janë, tragetet dhe peshkarexhat.
Ndër të tjera, thuhet në raportin e rojës bregdetare, kur jepej sinjali nga qendra ndërinstitucionale për praninë e një mjeti lundrues në det, shpeshhehër delta forca ndiqte forcat e saj detare, pasi saktësia e radarit lë shumë për të dëshiruar.
Institucionet pjesëmarrëse tek qendra e radarëve në Himare janë Roja bregdetare, Policia kufitare, Drejtoria e përgjithshme e Doganave, drejtoria e Peshkimit dhe drejtoria kombëtare e bregdetit.
Per mozfurnizimin e rregullt të radarëve me energji elektrike, ka reguar edhe ish-ministri I brendshëm teknik Dritan Demiraj. Sipas tij, në një rast vërtet shqetësues, sinjali i radarëve është fikur gjatë një operacioni antidrogë të policisë dhe mjetet lundruese munden ti shpëtonin ndjekjes nga roja bregdetare.
Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë. Por ishte i menjëhershëm reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY