Publikohen shifrat, sa paguhen lojtarët shqiptarë të Serisë A

Publikohen shifrat, sa paguhen lojtarët shqiptarë të Serisë A

125
0
Shares

Gazeta sportive italiane ka publikuar sot të gjitha rrogat e skuadrave të Serisë A për sezonin 2017-2018. Sipas  “La Gazzetta Dello Sport”, ajo që bie në sy është fakti se përsëri, asnjë prej futbollistëve nuk arrin të kalojë shifrën e 1 milion eurove rrogë në këtë sezon, edhe pse disa luajnë në skuadra shumë të rëndësishme. Futbollistët më të paguar, me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (nuk llogariten bonuset). Berisha ka nënshkruar së fundmi me Atalantën deri në vitin 2021 dhe kjo është rroga që pritet të fitojë në vijimësi në këtë klub, i cili nuk ka buxhet të lartë sa skuadrat e tjera kryesore të Serisë A. Ndërkohë, Hysaj ka rinovuar sezonin e kaluar kontratën e cila i zgjat deri në vitin 2020 dhe ku do të ketë rritje graduale të rrogës bazë në vijim, ndërsa ka edhe bonuse të lidhura me paraqitjet individuale dhe të skuadrës.Pas tyre vjen Thomas Strakosha, i kthyer në titullar te Lacio ku tani përfiton 600 mijë euro në sezon falë kontratës që i zgjat deri në vitin 2022. Ajo që bën çudi është fakti se Federiko Marketi, portierit të cilit Strakosha i rrëmbeu vendin në formacion, përfiton 1,4 milionë euro në sezonin 2017-2018, ku do të shohë ndeshjet nga pankina apo tribuna. Arlind Ajeti do të fitojë 250 mijë euro në sezon te Krotone, i huazuar me të drejtë blerje nga Torino. Ledian Memushaj do të përfitojë 200 mijë euro te Benevento, ku ka firmosur kontratë për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së saj. Ndërsa Berat Gjimshiti do të përfitojë 100 mijë euro te Benevento, i huazuar me të drejtë shitje përfundimtare nga Atalanta.

rrogat shqiptaret seria a

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY