EMRI & FOTO GALERI/ Tiranë, ja si i linte makinat “në tako”...

EMRI & FOTO GALERI/ Tiranë, ja si i linte makinat “në tako” hajduti i gomave

170
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gomat”, dje arrestuan Ervis Zervo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Arrestimi i tij u bë, pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i rasteve të vjedhjeve të mëposhtme të ndodhura në juridiksionin e DVP., Tiranë gjatë këtij viti…

– Ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2017, ku në rrugën “Qemal Stafa”, është vjedhur një gomë e mjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E. R., 30 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2017, ku në rrugën “Ali Baushi”, është vjedhur një gomë e mjetit tip “Nissan”, në pronësi të shtetase K. J., 26 vjeçe.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 26.08.2017, ku në Qesarak, janë vjedhur 2 gomat të mjetit tip “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit K. H., 56 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 29.08.2017, ku në rrugën “Petro Cani”, janë vjedhur gomat e mjetit tip “Audi”, në pronësi Gj. K., 39 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, janë vjedhur 3 goma të mjetit tip “BMW”, në pronësi të shtetases L. K., 46 vjeçe.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 04.09.2017, ku në rrugën “Dajti”, janë vjedhur, 2 goma të mjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. Xh., 48 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2017, ku në rrugën “Idriz Dollaku”, janë vjedhur 2 gomat e mjetit tip “Mercedez Benz”, 43 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në rrugën “Artan Lenja”, janë vjedhur 2 goma të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit P. Xh., 57 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 24.08.2017, ku në rrugën “Artan Lenja” shtetases M. O., 35 vjeçe kanë tentuar ti vjedhin gomat e mjetit.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në lagjen “Numër 5”, Kavajë, janë vjedhur gomat e mjetit tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit N. I., 40 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 05.09.2017, ku në rrugën “Jordan Misja”, janë vjedhur 2 goma të mjetit në pronësi të shtetasit A. B., 48 vjeç.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale…

– Goma mjetesh, dadiçekë, disqe mjetesh, kriko, pamje filmike të kamerave të sigurisë në vend dhe mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të të arrestuarit, shtetasit Ervis Zervo.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”, neni 134/2 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY