VIDEO/ Fier, arrestohet taksisti, “parte time” bënte kontrabandë celularësh

VIDEO/ Fier, arrestohet taksisti, “parte time” bënte kontrabandë celularësh

189
0
Shares

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Taksisti”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë N. G., 40 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnjë – Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

FierVijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI".Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "TAKSISTI".Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:-N.G, 40 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip "Benz" disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 6 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY