Edi Rama përgjigjet për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

Edi Rama përgjigjet për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

120
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Velipojë, i është përgjigjur pyetjes në lidhje me zërat kundër vendosjes së Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti.
Kreu i qeverisë tha se, zërat e Partisë Demokratike me komunistë e anti-komunistë, janë shprehjet të boshllëkut që ka vetë PD.
Në bashkëbisedimin me gazetarët në Velipojë, Rama tha se kush ndihet i provokuar nga zgjedhje e Rucit, është një hipokrit.
Ai tha se ata që vazhdojnë të këndojnë këngët e Saliut, duhet të mbushin partinë me vizion për të ardhmen.
“Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financoghen. Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 është jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallallëk i madh”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY