Ditën e djeshme, ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2” kanë zhvilluar një mbledhje në Velipojë, e cila ka zgjatur për disa orë. Mësohet se gjatë takimit me kreun e qeverisë, ministrat kanë prezantuar strukturën e re të dikasterit që drejtojnë, sa u takon atyre ministrive që janë rikompozuar.
Po kështu, gjatë kësaj mbledhje maratonë, të gjithë ministrat kanë prezantuar dhe agjencitë dhe institucionet e reja të varësisë, pas shkrirjes së një numri të konsiderueshëm të tyre.
Në vijim, gjatë ditës së sotme, ministrat do të prezantojnë dhe prioritetet e punës së tyre gjatë 300 ditëve të para.
Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat, nisur edhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritetet e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/