Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako drejtuar ministrit të Brendshëm që e vinte në dijeni për mosfunksionimin e sistemit të radarëve në det, çka sipas tij ishte bërë pengesë për kapjen e skafeve me drogë që mund të niseshin nga Shqipëria është komentuar sot në mëngjesin e punës me gazetarët, nga kryeministri Rama.
I pyetur nga gazetarja e Neës 24, Elda Menga, pikërisht për këtë letër, kryeministri u ndal te lufta ndaj trafikut të drogës, ndërsa të gjitha të tjerat i cilësoi “propagandë”.
“Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin”, tha Rama.
Duke vijuar në linjën se lufta ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë, kryeministri këshilloi: “Gjeni një tjetër film me se të merreni”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/