Fatmir Mediu: Nuk ka skenar të opozitës për bllokimin e seancës

Fatmir Mediu: Nuk ka skenar të opozitës për bllokimin e seancës

121
0
Shares

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu hodhi poshtë skenarët për bllokimin e seancës edhe pse vendimi përfundimtar i takon grupit parlamentar pas një takimi që kishte me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Do ketë një diskutim të grupit parlamentar për këtë çështje ku do vendosim edhe qëndrimet tona. Nuk mendoj se qëndrimi i opozitës duhet të përcaktohet nga raportet momentale spontane, por duhet të ketë një qëllim të caktuar për të ndërtuar një raport të drejtë me votuesin e djathtë dhe një qëndrim politik sa më të djathë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Mediu.

“Ajo që dua të them është se e djathta bazohet mbi individin dhe lirinë e individit dhe çdo gjë që bie ndesh me këtë koncept për mendimin tim personal është e papranueshme”, theksoi Mediu.

Në vijim Mediu dha edhe një opinion për qeverinë e re të Ramës.

“E njëjta histori e vjetër me pazare të reja, dhe kjo është e frikshme sepse është rikthim i pozicioneve politike të së kaluarës. E kam thënë, është një lëvizje politike e Antonio Gramishit, e shoqëruar me praktika të Hugo Chavezit, struktura paralele të krimit që ndëshkojnë këdo që është kundër qeverisë, jo vetëm nga pikëpamja morale por edhe politike”, thekson Mediu.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY