Skafet me drogë drejt Italisë, policia thotë se nuk i fiku radarët

Skafet me drogë drejt Italisë, policia thotë se nuk i fiku radarët

138
0
Shares

Vetem ditët e fundit janë kapur 6.2 ton drogë në skafe të nisur drejt Italisë. Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të reagimeve në profilin e tij në facebook, ka hedhur dyshime mbi forcat e policisë kufitare dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Referuar reagimeve të Berishës, drejtoria e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin ka dhënë një deklaratë për shtyp. Sipas deklaratës vëzhgimi i hapësirës detare vazhdon të jetë 24 në 7 dhe çdo pretendim tjetër është i pavlerë.

Deklarata e plote

Nëpërmjet kësaj deklaratë të përbashkët informojmë publikun se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapsirës detare, një sistem ky i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.
Ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapsirën detare të Republikës së Shqiperisë 24 orë në 7 ditë të javës. Shërbimin e këtij sistemi e përfiton dhe Policia Kufitare dhe Migracionit, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Qëndrën Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë ka përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës. Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të sigurisë së qytetarëve shqiptarë.

Drejtori Administrativ        Drejtor i Depertamentit
i QNOD                  për Kufirin dhe Migracionin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY