Horoskopi, 13 Maj 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 13 Maj 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

106
0
Shares

Dashi
Për te dashuruarit çdo gjë ka për te ecur me se miri sot. Do jeni me pozitive dhe me te logjikshëm se kurrë ndonjëherë me pare. Edhe beqaret do jene me shume fat. Ata mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe shume shpejt do mendojnë te hedhin edhe hapa gjigante. Buxhetin po e menaxhuat me përkujdes dhe largpamësi gjendja ka për te ecur mjaft mire.

Demi
Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë ndikim akoma me te madhe tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Çdo çast pranë partnerin ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me cilindo qe do ju dale para sepse mund te lënë një përshtypje shume te keqe. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nëse shmangni shpenzimet e tepruara.

Binjakët
Për ju te dashuruarit ka rrezik qe kjo te jete një dite e vështirë. Do ju kujtohen disa probleme te vjetra qe ende nuk i keni zgjidhur dhe ose do debatoni ose do doni te qëndroni larg partnerit. Beqaret do realizojnë papritur disa takime, por nuk do jene ende gati për te hedhur hapa. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara, kështu qe për këtë sektor nuk do keni për çfarë te qaheni.

Gaforrja
Yjet do e mbrojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do lejojnë te keni mosmarrëveshje me partnerin. Disa persona qe i mendonit miq do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu bëjnë keq. Beqaret duhet te shmangin afrimitetin me persona qe i njohin nëpërmjet punës sepse mund te lëndohen. Për financat do jete një dite me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Luani
Ka mundësi te jeni kërkues ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te acaroheni nëse partneri nuk bën ato qe thoni ju. Kujdes sepse ai nuk është skllavi juaj dhe një dite mund t’iu braktise. Beqaret mund te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar. Gjendja financiare do jete mjaftueshëm e qëndrueshme sa për te bere investimet e menduara.

Virgjëresha
Sot do zgjoheni me humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do jeni gati te bëni çdo gjë vetëm qe emocionet te jene gjithë kohës mbizotëruese ne jetën tuaj ne çift. Disa miq do ju ndihmojnë te bëni edhe surpriza. Beqaret duhet te pranojnë te dalin neper takime, por jo te hedhin menjëherë hapa. Ne planin financiar duhet te ndryshoni sjellje sa me pare sepse mund te bëni gabime.

Peshorja
Nuk do jeni ne humor gjate gjithë kësaj dite dhe ose do mbylleni ne vetvete ose do acaroheni e do debatoni për çdo gjë me partnerin tuaj. Beqaret qe punojnë ne institucione shtetërore ka mundësi qe te njihen me persona interesante gjate disa takimeve me rëndësi. Ne planin financiar duhet te kërkoni ndihme nga specialistet për te menaxhuar situatën sepse vete nuk do ja dilni dot.

Akrepi
Sot do i dedikoheni me gjithë shpirt atij qe keni ne krah ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me te ka për t’u përmirësuar ne mënyrë te jashtëzakonshme. Beqaret me mire le ta kalojnë kohen me miqtë e afërt apo me disa familjare sepse nuk është dita me e përshtatshme për te realizuar takime. Urani do ju këshillojë shume maturi me shpenzimet. Nëse zbatoni ato qe do iu thotë do dilni te fituar.

Shigjetari
Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri mund te mendoje t’iu beje edhe surpriza dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do e gjejnë personin e ëndrrave ne një mjedis profesional. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Mund te përfitoni për te bere edhe ndonjë investim afatgjate.

Bricjapi
Sot jeta juaj ne çift do kaloje momente te veçanta. Do jeni me te hapur me njeri-tjetrin dhe çdo gjë qe do bëni do jete për te mirën e te dyve. Te gjithë do e adhurojnë marrëdhënien qe keni krijuar. Beqaret, sado qe ta kërkojnë princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Dielli nuk do jete i favorshëm për financat, prandaj gjendja do jete disi me delikate se disa dite me pare.

Ujori
Do ja kaloni aq mire pranë partnerit tuaj gjate kësaj dite saqë gëzimi, emocionet dhe ngazëllimi do e pushtojnë shpirtin tuaj gjithë kohës. Beqaret do kenë me shume nevoje për siguri për te hedhur hapa, kështu qe personat qe do takojnë do i mbajnë shoke njëherë për njëherë. Shpenzimet kufizojini ne maksimum nëse nuk doni qe shume shpejt te keni tronditje.

Peshqit
Nëse jeni ne një lidhje sot do jeni te palogjikshëm dhe do ëndërroni me shume nga sa duhet. Kjo do beje qe te kërkoni gjera te pamundura nga partneri dhe do mërziteni ne shume momente. Beqaret do realizojnë qe ne mëngjes disa takime, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapat e mëdhenj. Ne planin financiar për fat te mire do mbizotërojë ekuilibri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY