Shqiptari kërcënon me vdekje familjarët e tij, ata kërkojnë ndihmë nga autoritetet...

Shqiptari kërcënon me vdekje familjarët e tij, ata kërkojnë ndihmë nga autoritetet italiane

161
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është përsëritir në një familje shqiptare në Itali. Pas vuajtjes së një dënimi me 1 vit e 5 muaj burg për keqtrajtim të gruas, 44-vjeçari i është rikthyer dhunës. Ngjarja ka ndodhur në Itali në një familje shqiptare. Gruas së tij dhe dy vajzave (njëra maxhorene ndërsa tjetra nxënëse në shkollën fillore) i është dashur të kërkojnë ndihmë dhe strehim në një qendër anti-dhunë në Padova për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënime me vdekje të bashkëshortit. Sipas mediave lokale shqiptari është arrestuar dhe duhet t’i përgjigjet keqtrajtimit të rënduar nga fakti se është kryer në praninë e fëmijëve. Dy vajzat janë detyruar të shikojnë, të pafuqishme për të reaguar, se si rrihej, poshtërohej, ofendohej e deri kërcënohej me vdekje nëna e tyre, shkruan “MattinoPadova”. Jo vetëm e ëma, por edhe dy vajzat kanë vuajtur dhunën fizike dhe psikologjike të të atit. Sidomos mbrëmjeve, kur ai shkonte në i dehur, shtëpia kthehej në një ferr të vërtetë për bashkëshorten dhe vajzat e tij. Por të lodhura nga kjo lloj jetese, ato u zhvendosën në komunitetin kundër dhunës së grave dhe bënë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e kryefamiljarit të dhunshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY