VËZHGIMI/ Prostitucioni on-line, “të punësuara” 460 vajza shqiptare

VËZHGIMI/ Prostitucioni on-line, “të punësuara” 460 vajza shqiptare

331
0
Shares

Mjafton një kompjuter i lidhur me internet dhe kartë krediti për tu përfshirë në atë që njihet si shërbime prostitucioni on-line.
Nga një vëzhgim i Report TV duke lundruar në internet tek faqja on-line “Adult Work”, ofrohen një sërë shërbimesh seksuale on-line kundrejt pagesës. Në këtë faqe interneti që besohet se operon nga Britania e Madhe, mund të komunikosh me vajzat shqiptare të rekrutuara për të ofruar këto shërbime.
Duke klikuar “Albania” të dalin qindra vajza të cilat mund të të ofrojnë shërbim seksuale on-line, por edhe duke të dërguar foto dhe video të ndryshme. Mënyra se si merret pagesa është nëpërmjet minutave që klienti qëndron on-line.
Për të komunikuar 1 orë me një vajzë nga Shqipëria, duhet të paguash minimumi 200 paund, ndërkohë që për shërbime ekstra pagesa varion deri në 400 paund. Sipas të dhënave të “Adult Work”, më shumë se 460 vajza shqiptare ofrojnë shërbime seksuale on-line.
Vajzat mund të të përgjigjen në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të huaj. Vendi nga ku ofrohet këto shërbime seksuale nuk përcaktohet por policia beson se kryesisht zhvillohet nga Tirana.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se një numër i konsiderueshëm i vajzave shqiptare ofrojnë shërbime seksuale nga vendi ynë. Ndërsa një pjesë e rrjeteve të tjera janë të vendosura në shtete të huaja, por duke punësuar vajza shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY