VIDEO/ Ja si u ndoqën nga Policia italiane shqiptarët në jahtin me...

VIDEO/ Ja si u ndoqën nga Policia italiane shqiptarët në jahtin me 4 ton drogë

118
0
Shares

Mediat italiane kane publikuar edhe pamje nga operacioni i Policisë për kapjen e 3 shqiptareve te cilëve në një jaht iu gjetën rreth 4 ton marijuanë.
Policia shqiptare njoftoi se është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane nga i cili u sekuestruan nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
“Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SHBA(Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues”, njofton Policia shqiptare.
Sipas saj, në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F. M., E. V., dhe E. M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.
“Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor”, thotë policia.
Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY