Takimi i Ramës me ministrat në Velipojë, Voltana Ademi “i cakton” qeverisë...

Takimi i Ramës me ministrat në Velipojë, Voltana Ademi “i cakton” qeverisë së re një “listë detyrash”

161
0
Shares

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot dhe nesër në Velipojë takimin e dytë me ministrat e qeverisë së re. Këtë takim e ka përshëndetur edhe bashkia e Shkodrës, dhe kryetarja Voltana Ademi. Në një reagim zyrtar Bashkia ka paraqitur edhe disa kërkesa ndaj qeverisë për qytetin e Shkodrës, teksa në fund i ka uruar suksese ministrave të rinj.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit
Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.
* Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë – Shkodër)
* Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë – Zogaj përfshi pikën doganore);
* Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër – Shalë – Theth – Bogë – Koplik);
* By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
* Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
* Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
* Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
* Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.
Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.
Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qendror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY