FINANCIAL TIMES/ BE nuk mund ta injorojë zhvillimet e brendshme në Shqipëri

FINANCIAL TIMES/ BE nuk mund ta injorojë zhvillimet e brendshme në Shqipëri

109
0
Shares

Nga David Clark

Zgjedhjet e qershorit janë shansi i fundit për Shqipërinë dhe rajonin që ta kthejnë spiralen e situatës jo nga protestat. Pak ditë më parë, në datën 24 prill protestuesit e opozitës bllokuan rrugët kryesore në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit. Udhëheqësit e opozitës janë shprehur se protesta e planifikuara për këtë fundjavë (13 maj, shënim i SYRI.net) do të jetë më e madhja që ka parë vendi.
Në këtë vit me zgjedhje të rrezikshme në France, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar, asnjërit s’ia priste mendja se zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në qershor do të zotëronin të njëjtin nivel të vëmendjes ndërkombëtare.
Por ja që zhvillimet në Ballkan këta muaj në vijim mund të jenë po aq të rëndësishme për të ardhmen e Europës.
Dy dekada pas rënies së Jugosllavisë dhe konflikteve që solli kjo rënie, rajoni është përsëri i zaptuar nga mundësia e stabilitetit politik, nga ekstremizmi dhe tensionet etnike.
Shumë ekspertë mendojnë se një seri e re luftërash mund të shpërthejnë në gadishullin Ballkanik, sidomos tani që shtetet udhëheqëse po merren me problemet e tyre të brendshme.
Bosnja dhe Herzegovina është më e ndarë se asnjëherë më parë, Mali i Zi ende po përballet me akuza se Rusia financoi një atentat për rrëzimin e qeverisë, Serbia ende s’mund të pajtohet me mendimin se Kosova s’është më e saj, ndërsa Maqedonia merr titullin si shteti më i paqëndrueshëm në rajon pasi pati katër zgjedhje në vetëm dy vite.
Shqipëria, nga ana tjetër, po kthehet në një shtet të paqeverisshëm, pasi opozita vazhdon bojkotin parlamentar qysh prej tre muajsh dhe protesta masive kanë për të ndodhur në fundjavë.
Një bojkot i zgjedhjeve të përgjithshme mund të kthehet në realitet nëse qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama nuk tërhiqet.
Opozita pretendon se vetëm një qeveri teknike mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo bazohet në raportin e fundit të OSBE-së, për zgjedhjet e 2015 në të cilën pati shumë parregullsi.
Sipas opozitës, vetëm një qeverie të përkohshme teknike mund t’i besohet për të zhvilluar votime të lira dhe të drejta. Por opozita ka baza të besueshme: një raport i OSBE-së për votimet lokale të 2015-s tregoi abuzime serioze ndaj medias, kërcënime ndaj votuesve, dhe shpërdorim të burimeve publike nga partia qeverisëse.
Zgjedhje me vetëm një pjesëmarrës do të instalojnë një qeveri me fuqi të pamasë por pa legjitimitet, duke përçarë shtetin dhe duke sjellë protesta të pashmangshme.
Partnerët Europian të Shqipërisë kanë arsye të mëtejshme të shqetësohen për drejtimin që po merr ky shtet. Z. Rama jo pak herë ka “luajtur kartën” e nacionalizmit pa menduar mirë pasojat rajonale. Politikanë Maqedonas ankohen se Rama po ndërhyn në punët e tyre të brendshme dhe po ushqen tensione kombëtare duke inkurajuar minoritetin Shqiptar në Maqedoni të bëjnë kërkesa të reja.
Duke “luajtur” publikisht me idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, riskon provokimin e Serbisë dhe risjellën e nacionalizmit ballkanik. Nëse ideja e një Shqipërie të Madhe lejohet të deklarohet publikisht nga një politikan të profilit të lart, atëherë idetë e një Serbie të Madhe apo një Kroacie të Madhe nuk do të duan shumë të rishfaqen, dhe bashkë me to një zjarr rajonal që mund të jetë më i vështirë të përmbahet sesa luftërat e viteve ’90.
Pastaj ekziston roli i Shqipërisë si një narko-shtet në rritje. Vendi ka vepruar gjatë si porta kryesore për heroinën dhe kokainën që hyn në Evropë.
Kohët e fundit, ajo është bërë prodhuesi më i madh në kontinent për sa i përket kanabisit, me zona gjithnjë e më të mëdha të fshatrave që merren me kultivimin e saj.
Prodhimi i kanabisit u rrit pesë herë më shumë vitin e kaluar, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Tërheqjet e tregtisë së drogës janë të dukshme.
Me kryeministrin që nuk arrin të japë 300,000 vende të reja pune të premtuara në zgjedhjet e fundit, rritja e kanabisit ofron shpërblime të mëdha financiare për ata që nuk kanë mundësi të tjera ekonomike.
Të ardhurat nga biznesi janë vlerësuar në rreth gjysmën e PBB-së së Shqipërisë.
Akuzat për bashkëpunim të nivelit të lartë me kartelet e drogës janë ngritur edhe nga disa njerëz të qeverisë, dhe jo vetëm nga opozita. Ylli Manjani, ish-ministri i drejtësisë që u shkarkua në janar, pretendon se përpjekjet e tij për të shtypur prodhimin e kanabisit u bllokuan nga kolegët e qeverisë.
Zëvendësi i kryeministrit hodhi dritë ndaj këtyre akuzave. Ajo që ne dimë është se strategjia e qeverisë për trajtimin e problemit ka qenë kryesisht joefektive. Ka pasur dhjetëra arrestime të nivelit të ulët, por siç e ka vënë në dukje BE, bosët mafiozë që drejtojnë tregtinë mbeten të paprekshëm.
ft1_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY