“Kujdes kur rri me mua”, flet mikesha e Fildesit: Ajo e dinte...

“Kujdes kur rri me mua”, flet mikesha e Fildesit: Ajo e dinte se bashkëshorti do e vriste

163
0
Shares

“Fildesi e dinte se një ditë bashkëshorti do e vriste. Madje kur takoheshim, më thoshte kujdes kur rri me mua”.
Drita Avdyli, një ndër miket më te afërta të gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti pak ditë më parë në Tiranë, rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” takimin e fundit me Desin.
“Dy ditë para ngjarjes pimë kafe bashkë dhe më tregoi për pushimet e bukura që kishte kaluar me fëmijët e saj. Ajo i niste fëmijët tek i ati kundrejt dëshirës së tyre, pavarësisht gjithçkaje”., tha Drita.
Ndërkohë, Redina Balla Sulstarova, psikologe e çështjes së divorcit të Fildesit dhe njëkohësisht mike e gjyqtares, tha në studion e “Pasdite në Top Channel” se e ndjera e kishte marrë me shumë vështirësi vendimin për ndarjen.
“Pas 14 vitesh martesë, ajo analizoi me shumë vëmendje çdo detaj të martesës dhe më në fund mori vendimin e duhur. Ish-bashkëshorti i saj nuk ka pranuar në asnjë seancë faktin e divorcit dhe pretendonte se nuk kuptonte shkaqet që çuan Fildesin në ndarje”, rrëfeu Sulstarova.
Sipas psikologes së çështjes, gjyqtarja kishte bërë përpjekje më shumë seç duhej që situata mos të përfundonte në këtë mënyrë. Sulstarova deklaroi se përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve, tezja e tyre ka paraqitur një kërkesë-padi në Gjykatën e Tiranës përgjatë ditës së sotme për marrjen e kujdestarisë së nipit dhe mbesës së saj.
Ela Tollkuçi, psikologe në Linjën Kombëtare të Këshillimit të grave të dhunuara, deklaroi se është rritur numri i femrave që denoncojnë çdo ditë dhunën që burrat ose partnerët ushtrojnë në vijimësi ndaj tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY