Prokuroria dorëzohet për fajësinë e Ermal Fatajt

Prokuroria dorëzohet për fajësinë e Ermal Fatajt

274
0
Shares

Rreth 45 ditë pas aksidentimit me vdekje të një turisteje 15-vjeçare ruse në Ksamil, autori i dyshuar i kësaj ngjarje duket se do të lirohet. Laboratori i Policisë Shkencore nuk ka arritur të nxjerrë përfundimin nëse flokët e gjetura në helikën e mjetit lundrues të drejtuar nga 31-vjeçari Ermal Fataj i përkisnin apo jo, 15-vjeçares Ksenia Riok.

Edhe pak orë mund t’i duhen Ermal Fatajt për të provuar sërish aromën e lirisë. 45 ditë pasi u vu në pranga si autor i dyshuar për vrasjen aksidentale në plazhin e Ksamilit të 15-vjeçares ruse Ksenia Riok, dosja ndaj Fatajt nuk përmban provën kryesore; ekspertizën e ADN-së për fijet e flokëve të gjetura në helikën e skafit të tij. Që prej korrikut, laboratori I policisë shkencore ende nuk ka kthyer përgjigje nëse qimet e gjetura ne pjesën e poshtme të mjetit lundrues të 31-vjeçarit Ermal Fataj, I përkasin apo jo 15-vjeçares ruse. Mungesa e një raporti për përgjigjet e ADN-së mbi fajësinë e Ermal Fataj, mund të ndikojë në lirimin e tij nga burgu.
31-vjeçari u arrestua pas një aksidenti të ndodhur në korrik në plazhin e Ksamilit, ku mbeti e vdekur 15-vjeçarja Ksenia Riok. Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën e sigurisë atë të arrestit me burg 45 ditor ndaj autorit të dyshuar. Por mesa duket prokuroria nuk po arrin të provojë fajësinë ndaj të dyshuarit kryesor të saj për këtë ngjarje..
Për këtë fakt, organi I akuzës duket I dorëzuar. E mërkura e 6 shtatorit pritet të jetë afati I fundit i qëndrimit në izolim për Ermal Fatajn.
Deri në këtë faze të hetimeve laboratori i policisë shkencore nuk ka arritur të krijojë një raport të plotë mbi përgjigjet e analizave te gjetura në helikën e skafit të 31-vjeçarit, për të përcaktuar se të kujt ishin fijet e flokut. Një element thelbësor ky, për vijimin e hetimit.
Pa këtë akt-ekspertimi dhe pa një kërkesë për shtyrjen e afateve të mbajtjes pas hekurave të biznesmenit, atëherë ndaj këtij të fundit prevalon pafajësia dhe mund të ndiqet në gjendje të lirë. Gjatë deklarimit në polici, Fataj, kishte theksuar se ka qenë duke lundruar në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka ndjerë asnjë goditje. Në të kundërt, kishte pohuar ai do t’i kishte dhënë ndihmën e pare15-vjeçares Kseniya Ryok.
Nëse edhe biznesmeni 31-vjeçari do të dali i pafajshëm, atëherë ky do të jete rasti i dytë që kjo ngjarje regjistrohet pa autor.
Një vit më parë, për një histori të ngjashme u akuzua edhe Fatmit Kuçi, për aksidentin me vdekje të një tjetër turisti tjetër rus, ngjarje kjo e ndodhur ne zonën e livadhit në Himarë. Fatmir Kuçi mori pafajësinë në apel dhe çështja u pushua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY