Papunësia në radhët e të rinjve shqiptarë vijon të mbetet në nivele të larta. Statistikat tregojnë se rreth 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë ndërsa 70% e tyre kërkojnë të lënë Shqipërinë për kushte më të mira jetese.
Por të rinjtë e organizatës humanitare, World Vision, në festivalin për drejtësinë sociale, kanë ndarë me bashkëmoshatarët shembuj suksesi. Pavarësisht vështirësive që hasin, ata u bënë thirrje të rinjve që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Drejtori i organizatës humanitare World Vision në Ballkanin Perëndimor, Toni Gogu thotë se të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri pavarësisht vështirësive që hasin.
Organizata humanitare World Vision operon në Shqipëri prej dy dekadash dhe me veprimtarinë e saj ajo i është gjendur pranë familjeve në nevojë dhe fëmijëve me aftësi ndryshe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/