REAGIMI/ Edi Rama e ka minuar integrimin e Shqipërisë në BE

REAGIMI/ Edi Rama e ka minuar integrimin e Shqipërisë në BE

111
0
Shares

Partia ZGJIDHJA akuzoi kryeministrin Edi Rama se është minuesi i integrimit të Shqipërisë për integrimin në BE. Në reagimin në Facebook, forca politike e drejtuar nga Koço Kokëdhima tha se kushti me eliminimin e kanabisit vënë nga BE për hapjen e negociatave është rrëzimi real i qeverisë dhe tregon se ajo është pengesa reale që vendi nuk integrohet në Europë

Reagimi i plotë në Facebook

Kryeministri i propagandës boshe nuk mund të jetë edhe i integrimit. Dje shqiptarët morën një lajm të hidhur nga kryesuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, zonja Romana Vlahutin: Bashkimi Europian i ka shtuar Shqipërisë edhe një kusht të ri për hapjen e negociatave. Tonelatat e drogës që kapen çdo ditë në rrugë tokësore, ujore e ajrore, janë kthyer në kryeshqetësim për institucionet e Bashkimit Europian. Alarmi është ngritur nga disa shtete, që nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët. Droga u deklarua edhe zyrtarisht si një kusht i ri për ecurinë e Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Qeveria nën drejtimin e Ramës perceptohet me të drejtë si pengesë për prosperitetin e shqiptarëve. Pasi e mohoi kanabizimin e Shqipërisë që u bë me vullnetin dhe urdhrat e tij për gati dy vjet, kryeministri ngriti Task-Forcën gjoja për të arrestuar, sekuestruar dhe luftuar trafikantët.
Askush nuk e beson më Ramën. Ai shan e sulmon në televizion të fortët e hashashit që bredhin me makina të shtrenjta dhe që kanë ndikim në jetën social-politike të komunitetit. Në opinionin publik kriminelët e drogës konsiderohen më të justifikuar se kryeministri dhe ish-ministri i brendshëm.
Kultivuesit ilegalë të kanabisit shkelën ligjet, rrezikuan penalisht e financiarisht, paguan shefat dhe drejtorët e policisë dhe u prenë në besë shumë herë prej tyre. Ata që dështuan humbën shtëpitë dhe borxhet që morën tek të afërmit, bankat dhe fajdexhinjtë. Po Rama, Tahiri, deputetët e Rilindjes dhe zyrtarët e policisë çfarë merite kishin që përfituan 20 deri në 30 për qind të drogës në natyrë dhe tarifa specifike deri në 100 euro në tokë dhe deri në 100 euro në det, për çdo kg kanabis që trafikohet?! Asnjë meritë!
Task-Forca mblidhet vetëm për show dhe nuk ka lidhje me luftën kundër kanabisit në vend. Ajo është ngritur për të mashtruar qytetarët dhe partnerët e huaj, se gjoja, qeveria, që lejoi mbjelljen e kanabisit, tani do ta zhbëjë atë!
Rama dhe droga janë sinonime të njëra-tjetrës. Kur Europa vendos kushtin e ri për integrimin e Shqipërisë: nuk ndodh pa luftuar prodhimin dhe trafikun e drogës, bëhet e qartë për këdo se nuk do ketë integrim për sa kohë që këtë vend ta drejtojë Edi Rama!
ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka një projekt të qartë, realist, efiçent dhe në përputhje me zhvillimet e kohës për të zhdukur plotësisht e përfundimisht ekonominë ilegale të drogës, për dekriminalizimin e përdorimit të saj dhe për legalizimin e kanabisit farmaceutik. Rama e luftoi këtë projekt që do t’i mundësonte Shqipërisë që të përfitonte nga ekonomia botërore e kanabisit, gjithnjë në rritje. Forcat e tjera politike shqiptare janë të çoroditura dhe pa asnjë strategji. Ato, direkt ose indirekt, e mbështetën Ramën që ta kthente Shqipërinë në parajsën e mafies së drogës dhe furnizuesen numër një të marijuanës për Europën. Kjo e bëri edhe më të largët integrimin europian të Shqipërisë!
#ZgjidhjaPërIntegrimin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY