Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është vënë në shënjestër të kritikave të disa mediave në Tiranë dhe disa politikanëve të cilët e akuzojnë për qëndrimine saj të njëanshëm, shkruan gazeta kroate Jutarnij List. Disa media kroate dhe austriake kanë shkruar këto ditë në lidhje me debatet që ka krijuar në Tirana, ambasadorja në ndryshim nga të gjithë parardhësit e saj.
Gjatë një intervistë në këtë gazetë ajo ka thënë se nuk ndjehet e kërcënuar sic shkruante pak ditë më pare gazeta austriake der Standard
“Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se kinse më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, ka deklaruar Vlahutin.
Duke folur për Reformën e Drejtësisë ajo tha se tani është momenti i vettingut që verifikon drejtësinë. Ajo ka sulmuar gjyqtarët e kursit 6 mujor sic thotë ajo, megjithëse tani asnjë nuk ka të tillë.
“Shqipëria në dy vjetët e fundit e ka kaluar reformën historike të gjyqësorit, e cila ka rezultuar me ndryshimin e një të tretës së Kushtetutës dhe të 40 ligjeve, të cilat pjesërisht ose plotësisht është dashur të përshtaten me rendin e ri kushtetues. E veçanta e reformës është vetingu, domethënë verifikimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për të përcaktuar nëse dikush prej tyre ka në pronësi pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme, nëse kanë lidhje me grupe kriminale dhe a janë të përgatitur profesionalisht për këtë punë. Kjo për shkak se Shqipëria, pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, i ka ndryshuar plotësisht njerëzit në sistemin e drejtësisë, e në këtë mënyrë gjyqtarë janë bërë edhe personat pa e përfunduar Fakultetin Juridik, me vetëm gjashtë muaj kurs të gjyqësorit… atëherë mund ta imagjinoni për çfarë jam duke folur”, thekson ambasadorja e BE-së.
Në vijim ajo ka treguar për gazetën kroate edhe faktin se kryeprokurorit Adriatik Llalla i është hequr viza për në SHBA.
“Vetingu natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij. Situata me gjyqësorin ishte e padurueshme dhe Shqipëria nuk kishte tjetër zgjidhje, te ne ekziston një thënie ‘ilaçi i duhur në plagën e duhur’, dhe kjo është pikërisht ajo që solli reformat e gjyqësorit”, shpjegon ajo.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë ka dhënë një shpjegim edhe për akuzat në drejtim të saj lidhur me një vilë luksoze të blerë në kryeqytet.
“Historia e rezidencës së BE-së ka përkuar pikërisht me ditën e fillimit të krijimit të institucioneve të vetingut, verifikimit dhe bazohet kryesisht në idenë e dikujt se bëhet fjalë për një punë të dyshimtë. I gjithë procesi i identifikimit të pronës dhe negociatave ka përfunduar muaj të tërë para se unë të isha vendosur ambasadore e BE-së”, tha Vlahutin. Në fakt është Vlahutin ajo që kryer blerjen dhe ka nënshkruar të gjitha kontratat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/