Nëna e vrarë e babai në burg, çfarë i pret dy fëmijët...

Nëna e vrarë e babai në burg, çfarë i pret dy fëmijët e gjyqtares

422
0
Shares

Dy fëmijët adoleshentë të gjyqtares Fildez Hafizi e cila u vra pesë ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, me sa duket do t’i bësohen tezes së tyre.
Drama e familjes së gjyqtares ka sjellë një solidaritet nga shoqëria si dhe reagimin e institucioneve shtetërore.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar dy fëmijët e gjyqtares, të cilët jetojnë së bashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira, ndërsa babai i tyre tashmë ndodhet në burg.
Mësohet se përfaqësues të Bashkisë së Tiranës kanë vizituar familjen e së ndjerës Fildes Hafizi, ku janë njohur me kushtet e vështira ekonomike.
Përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Bashkia është angazhuar që të plotësojë dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate motrës së Fildez Hafizit.
Nga dhënia e kujdestarisë do të përfitojë secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj.
Gjithashtu, ata do të zhvendosen edhe në një tjetër shtëpi me qira, e cila do të paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë në bashkëpunim edhe me donatorët, do të bëhet edhe mobilimi i shtëpisë së re ku do të jetojnë fëmijët, pasi të gjitha pajisjet aktuale ishin tejet të amortizuara. Po kështu në bashkëpunim me donator privat, fëmijëve u është siguruar transporti falas për në shkollë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY