Rrëmbeu, torturoi dhe përdhunoi dy infermieret, prokuroria kërkon burg dhe gjobë për...

Rrëmbeu, torturoi dhe përdhunoi dy infermieret, prokuroria kërkon burg dhe gjobë për shqiptarin

261
0
Shares

Dhjetë vjet burg dhe gjobë ka kërkuar prokuroria për shqiptarin Enriges Kavalli, përdhunuesin dhe torturuesin serial i cili ndodhet aktualisht në burgun e Teramo në Itali.
Mediat italiane raportojnë se dënimi i faturohet ngjarjes së rëndë të pak kohëve më parë, kur shqiptari, rrëmbeu dy infermiere në spital, njërën e përdhunoi për gjithë natën dhe e torturoi dhe tjetrën e mbajti të lidhur.
Por, pas arrestimit, rezultoi se kjo nuk ishte e para viktimë e përdhunimit, pasi shqiptari kishte kryer të tjera përdhunime më parë, aq sa akuzoi e cilësoi përdhunues serial.
Vetëm tre vjet para kësaj ngjarje ai kishte bërë të njëjtën gjë me një tjetër infermiere në një tjetër qendër të përkujdesit mjekësor.
Ai i rrëmbeu infermierët me makinë, pasi i kërcënoi me armë dhe pasi i lodhi i përdhunoi, në një vend të izoluar që të mos dëgjoheshin thirrjet për ndihmë.
Ngjarja ndodhi kur shqiptari 20-vjecar erdhi në qendrën mjekësore, ndërkohë që ishte nën një masë sigurie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY