SHIFRAT/ Tregu i banesave, rriten kostot në ndërtim, ulen çmimet e shitjes

SHIFRAT/ Tregu i banesave, rriten kostot në ndërtim, ulen çmimet e shitjes

336
0
Shares

Në 6 muajt e parë të vitit 2017, kostot e ndërtimit të banesave janë rritur, por çmimet e shitjes së një banese janë ulur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Situata lidhet me rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, por dhe ofertën e ulët për blerje. Ndërsa vihet re se në këto 6 muaj ka më shumë kërkesa për marrjen me qira të banesave.

Edhe pse kostot e ndërtimit të një pallati kanë njohur rritje në 6 muajt e parë të këtij viti, çmimet e shitjes së apartamenteve janë ulur.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndikim në rritjen e kostove të ndërtimit kanë dhënë shpenzimet për blerjen e materialeve me 1.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupi “shpenzime për paga” me 2.5 %.
Ndërkohë që të dhënat e Bankës së Shqipërisë për indeksin e çmimit të banesave tregojnë një ulje me 11 % të vlerës së apartamenteve në tremujorin e dytë të këtij viti.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, trendi i çmimet të banesave ka qenë krejt ndryshe kur ka shënuar rritje për dy tremujorë me radhë përkatësisht me 11.3% dhe 5.2%.
Këto tregues sipas ekspertëve cilësohen mjaft pozitiv për sektorin e ndërtimit, i cili tashmë po njeh përmirësim pas bllokimit të lejeve të ndërtimit.
Sipas njohësve të këtij tregu, ulja e çmimit të banesave ka ardhur e ndikuar nga shtimi i ndërtimeve të reja që kanë nisur sidomos në kryeqytet.
Ndërkohë rritja e kostove nuk është në nivelin që të japin impakt real në çmimet përfundimtare të shitjes së banesave.
Një fakt interesant për muajt e parë të këtij viti është se kërkesat për marrjen e banesave me qira kanë qenë më të larta.
Indeksi i vlerës së qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.

Rritja e kostove të ndërtimit
Shpenzime në ndërtim 1.6%
Shpenzime për paga 2.5%

Çmimet e banesave në 3 mujorin e dytë
2016, rriten me 5.2%
2017, ulen me 11.3%

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY