DETAJE/ Vrasësi i gjyqtares vetëshpallet i sëmurë mendor, kërkon ekspertizë

DETAJE/ Vrasësi i gjyqtares vetëshpallet i sëmurë mendor, kërkon ekspertizë

149
0
Shares

Pas hekurave ku qëndron prej katër ditësh, Fadil Kasemi autori i vrasjes së ish-gruas së tij, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, kërkon t’ia hedhë drejtësisë për herë të dytë.
Dy vite më parë kjo manovër rezultoi e suksesshme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë këtë herë. Ai rrezikon burgimin e përjetshtëm me akuzat e ngritura nga prokuroria, si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.
Fadil Kasemi, 53-vjeçari së bashku me avokatin e tij i kanë thënë hetuesve se, krimi ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Ky element, sipas avokatit kërkohet të shqyrtohet në të ardhmen nga trupa gjyqësore me relator Fran Prendin. Nëse gjykata do ta pranojë kërkesën e të pandehurit për një ekspertizë psikike, atëherë ka gjasa që vrasësi i gjyqtares së Shkodrës mund të t’i shpëtojë burgimit përjetë.
Por, me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale të hyra në fuqi më 1 gusht të këtij viti, i pandehuri nuk përfiton gjykimin e shkurtuar.
Me të njëjtën kartë, Kasemi ka luajtur edhe në ngjarjen e ndodhur në korrik të 2015-ës. Ai tentoi të qëllonte me armë ish-bashkëshorten e tij Fildiz Hafizi, por mbeti në tentative, pasi ishin fëmijët e çiftit ata që ndërhynë për qetësimin e situatës. Deri në këtë fazë të hetimit, organi i akuzës thekson se, në të dy rastet i burgosuri ka pasur si motiv për vrasjen e Hafizit, xhelozinë.
Konfliktet në familje lidhen më kërkesën e divorcit që e ndjera kishte kërkuar ndaj Kasemit. Ky i fundit kishte shitur një apartament rreth 4 vite më parë dhe paratë sipas prokurorisë i kishte luajtur në kumar. Nëna e dy fëmijëve ishte detyruar të merrte një banesë me qira afër zonës së “Xhamllikut”, ku kishte jetuar edhe më herët. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY