Policia e Tiranës ka arrestuar një 69-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata për mashtrim. Ai është Xhelal Hoxha, ndërtues, i dënuar me 11 vite e 8 muaj burg për mashtrim.
Bëhet fjalë për një borxh prej 50 mijë euro të marrë në vitin 2006 dhe që nuk e kishte kthyer. Për borxhin që kishte marrë, 69-vjeçari kishte lënë garanci 5 apartamente në një pallat që po ndërtonte në Golem në atë kohë, dhe për këtë kishin nënshkruar një kontratë. Por, huadhënësi kishte verifikuar nga punonjësit e Hipotekës se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale.
Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesit Sh. M., një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës. Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M., ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësisht kërkesave të të dëmtuarit, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t’ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M.
Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/