DETAJE/ Armët e bllokuara në Rinas u kamufluan si pjesë makinash, ja...

DETAJE/ Armët e bllokuara në Rinas u kamufluan si pjesë makinash, ja si i zbuloi skaneri

164
0
Shares

Armët e bllokuara disa ditë më parë në Rinas, u kamufluan si pjesë makinash.
Detajet i bëjnë të ditura burime nga dega e Doganës së Rinasit, të cilat saktësojnë se si skaneri i kësaj dogane, bëri këtë zbulim.
Të njëjta burime, bëjnë të ditur se doganierët e Degës Doganës Rinas, në bashkëpunim me forcat e policisë dhe punonjësit e security të Aeroportit, në kuadër të masave antiterror, zbuluan dhe parandaluan një trafik armësh luftarake drejt Anglisë.
Gjatë kontrollit me aparatura me reze X te mallrave ne eksport, në thasët e një kompanie të postës së përshpejtuar, u konstatuan tre koli të dyshimta të deklaruara “pjesë makinerie”.
Gjatë kontrollit të kolive u zbuluan pjesët e armës luftarake AK 47 (Kallashnikov).
Dërguesit e këtyre tre kolive të deklaruara “pjese makinerie” figurojnë tre shtetas të ndryshëm shqiptarë dhe pritës tre shtetas anglezë. Nga kontrolli i imtësishëm i dokumenteve shoqërues ka dyshime të bazuara që dërguesi i tre kolive është një person i vetëm.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Renda për hetime të mëtejshme. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY