Sot është diat e dhjetë e protestës së opozitës. Disa qindra emra të njohur të Shqipërisë, qytetarë të zakonshmë e kanë marrë fjalën në forumet e protestës duke treguar se pse qytetarët shqipatrë duhet të protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Qeveria ende nuk dhënë shenja të drejtëpërdrejta për të pranuar kërkesat e opozitës duke e lidhur protestën e saj me vettingun, institucionet e të cilit pritej të kalonin në Kuvend.
Por teza e Ramës nuk mbështetet as nga qeveria. Dy ministra të Drejtësisë njëri pas tjetrit kanë kundërshtuar procedurat e vettingut si të politizuara dhe në rrezik manipulimi nga Rama. Së fundi Petrit Vasili deklaroi se ONM është ndërtuar në kundërshtim me parashikimet në Kushtetutë.
Sot në cadrën e protestës në orën 11:00 do të ketë një bashkëbisedim me të përndjekurit.
Në orët e pasdites do të ketë një bashkëbisedim me pedagogun e njohur Edmond Tupe, si dhe disa personalitete të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/