OPERACIONI/ Pastrim parash dhe evazion fiskal, ja cilat pasuri e biznese do...

OPERACIONI/ Pastrim parash dhe evazion fiskal, ja cilat pasuri e biznese do të kontrollohen

491
0
Shares

Task Forca e krimit ekonomik ka nisur një operacion për goditjen e paligjshmërisë me fokus, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
Operacioni në 12 qarqe drejtohet nga zëvendësdrejtorët e policisë me urdhër të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Sipas burimeve mësohet se, në sitën e Taks Forcës së krimit ekonomi do të kalojnë të gjitha pasuritë e dyshuara të krijuara nga paratë e drogës. Në fokus të veçantë do të jenë pasuritë e dyshuara si të lidhura me aktivitetin kriminal të drogës në Lazarat prej dy dekadash.
Grupet e Taks Forcës do të shkëmbejnë informacione në kohë reale me QKR, doganat, bankat dhe gjithë institucione e lidhura me hetimin e pastrimit të parave.
Në kontroll do të kalojnë prona dhe biznese, qofshin ato me qira ose të blera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY