Flasin shoqet e gjyqtares: Ja pse e vrau Fadili Fildesin

Flasin shoqet e gjyqtares: Ja pse e vrau Fadili Fildesin

563
0
Shares

Të tjera dëshmi tronditëse dalin në dritë nga vrasja e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi. Dy shoqet e ngushta të viktimës, me profesion prokurore, janë marrë në pyetje nga prokuroria. Shtetasja me inicialet E. N., pohoi se 38-vjeçarja ndihej e frikësuar dhe shpesh herë shprehte shqetësim se ish-burri i saj Fadil Kasemi do ta vriste. Po ashtu, drama thellohet akoma më shumë, pasi prokurorja shton se kur fëmijët ktheheshin nga vizita te babai i tyre, ishin të terrorizuar.
“Kur fëmijët iknin të babai ktheheshin të terrorizuar dhe Fildesi i çonte të psikologu”, tha ajo.
Sipas shoqes së nënës së dy fëmijëve, arsyeja që çoi Kasemin drejt vrasjes së ish-gruas ishte fakti se kjo e fundit e divorcoi, pasi sipas saj ai nuk pranonte ndarjen.
Ndërkohë, bazuar nga dëshmia e shoqes së viktimës, Prokuroria do të pyesë edhe psikologen e dy fëmijëve.
Sakaq, Fadil Kasemi, i cili aktualisht ndodhet në burg, nga salla e gjyqit u kërkoi falje fëmijëve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY