EMRI/ Himarë, 72-vjeçarit “i hipën gjaku në kokë”, tenton të therë 57-vjeçarin

EMRI/ Himarë, 72-vjeçarit “i hipën gjaku në kokë”, tenton të therë 57-vjeçarin

88
0
Shares

Dy të moshuar kanë qenë protagonistë të një ngjarje të rëndë, me pasojë një të plagosur.
Policia e Vlorës bën të ditur se ka parandaluar një konflikt i cili mund të degjeneronte në vrasje. Në pranga u vu 72-vjeçari Jani Kreku nga fshati Pilur.
“Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje. Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V. L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën”
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY