Çfarë na tërheq drejt puthjes

Çfarë na tërheq drejt puthjes

165
0
Shares

Shkenca, që di çdo gjë ose pothuaj, është munduar të shpjegojë për të dhënë një përgjigje, pyetjes se perse puthemi, e cila nuk ka akoma një shpjegim. Sepse puthemi askush nuk e di…të shohim disa teori. Sipas antropologëve, origjina e puthjes ka ardhur nga nënat dhe fëmijët që kalonin ushqimin e përtypur gojë më gojë. Sipas shkencëtareve evolucionist, puthemi sepse, edhe pse jo të vetëdijshëm, në pështymën mashkullore gjendet testosteroni, hormoni i dëshirës dhe në atë femërorë gjendet endorfina, përgjegjëse e kënaqësisë. Sipas biologëve, puthemi thjesht për të aktivizuar sistemin imunitar të organizmit tonë. Në fakt në një sasi pështyme, gjenden 60 milion lloje virusesh, bakteresh dhe kërpudhash, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veç të aktivizojnë sistemin imunitar kur futen në kontakt me mikroorganizmat. Ekziston edhe një teori sipas së cilës puthja sjell kontaktin me trupin e tjetrit, një lloj komunikimi intim mes ferromoneve për të arritur të kuptoni nëse mund të keni besim tek personi tjetër. Me pak fjalë, shumë teori, por askush nuk e di me siguri përse puthemi. Ajo që dihet është se puthja na bën mirë dhe atëherë vazhdoni ta bëni pa bërë shumë pyetje dhe me idenë se puthja ashtu si dhe dashuria duhet të qëndrojnë mister, një mister ku shpirti kënaqet pa e kuptuar mendja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY