Një grua ka sulmuar bashkeshortin e saj me thikën e kuzhines teksa ai flinte, duke i prerë penisin. Arsyeja? Sepse ai kalonte shumë kohë duke luajtur golf. Mediat raportojnë se fqinjët e shokuar u thanë policëve se çifti dukej që kishte një marrëdhënie të mirë dhe nuk ua priste mendja se do dëgjonin jëtë histori prej tyre. Por gruaja, 54 vjeçare, e identifikuar vetëm si znj. Kim, thuhet se pranoi para oficerëve autorësinë dhe dha arsyen se e kishte tërbuar fakti që bashkeshorti kishte kohë që e kishte lënë pas dore për golfin. Ajo gjithashtu ka ngritur pretendime edhe se është dhunuar prej tij. Kim tha se ai kurrë nuk i jepte para dhe kalonte shumë kohë jashtë dhe duke luajtur golf. Ishte një fqinj që e gjeti 50-vjeçarin në dysheme pasi e dëgjoi duke rënkuar në banesën e tij. Policia tha se do të hetojnë më shumë rreth motivit për sulmin e dyshuar përpara se të lëshojnë një urdhër arresti, raporton Jeju Weekly.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/